Rama: Sa herë ka zgjedhje del çështja Beketi nga shokët e tij që humbin zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar çështjen e Beketit si një çështje që opozita e nxjerr sa herë që ka fushatë zgjedhore.
Sipas Ramës kjo çështje pompohet gjithmonë para fushatës nga “shokët e tij që humbin zgjedhjet”.
Kryeministri thekson se Beketi është dënuar më 16 vite burg në vendin tonë dhe se deri më sot nuk ka marrë asnjë para nga buxheti i shtetit.
“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”, shkruan Rama.
Sot në disa media në vend u publikua lajmi se Gjykata e arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian duke e ndëshkuar vendin tonë me pagesën e gjobës mbi 100 milionë Euro plus përqindjet e kamatave dhe shpenzimeve gjyqesore.
/rtsh.al/