E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Shëngjin, shërbimi shëndetësor në gadishmëri

Hapja zyrtarisht e sezonit turistik në Shëngjin ka mobilizuar autoritet shëndetësore të marrin masa të menjëhershme për të shmangur incidente dhe përkeqësime shëndetësore. Pranë qendrave shëndetësore kryesisht në Shëngjin e Shënkoll do të përqëndrohet edhe vëmendja më e madhe nga drejtoria e shëndetit publik, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit edhe në këtë drejtim.
 

Drejtori i shëndetit publik në Lezhë Sandër Marku ka bërë të ditur se është krijuar paketa e furnizimit me medikamente si dhe janë përcaktuar mjekët dhe personeli i mesëm që do të shërbejnë në këto zona, si edhe gadishmëri me autoambulanca për çdo rast emergjent. Marku ka shtuar se po bisedohet me përgjegjësit e qendrave shëndetësore në zonat ku ka një popullsi të vogël, me qëllim që mjetet e tyre të vihen në dispozicion për të përballuar fluksin e pushuesve në bregdetin e qarkut të Lezhës.

Krahas qëndrave shëndetësore, drejtoria e shëndetit publik në Lezhë do të angazhojë edhe vullnetarë përgjatë gjithë bregdetit, me qëllim që ndihma e shpejtë për çdo pushues të jetë në një kohë sa më të shkurtër.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›