E Shtunë, 31 Tetor 2026

G8-a: Greqia të mbetet në eurozonë

Në komunikatën e samitit që po mbahet në SHBA, drejtuesit e superfuqive botërore u zotuan të angazhohen për ndihmë në rimëkëmbjen e ekonomive përmes përgjegjësisë fiskale.

Gjithashtu, udhëheqësit theksuan se “masat e duhura nuk janë të njëjtat për secilin prej nesh”.

Dalja e mundshme e Greqisë nga Eurozona zuri një vend të rëndësishëm në agjendën e diskutimeve, për shkak të krizës ekonomike dhe paqëndrueshmërisë politike atje.

Krerët e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë dhe Rusisë u takuan sot në Kemp Dejvid, në shtetin amerikan të Merilendit.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-05-19 23:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›