Wollfarth: Të mbrohen të drejtat e fëmijëve jetimë

20 Maji, dita kombëtare e jetimëve është përkujtuar sot me një marshim të fëmijëve jetimë ku ka marrë pjesë edhe Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth.
Në fjalën e tij, ambasadori Wollfarth ka bërë thirrje për më shumë mbështetje për fëmijët jetimë. “Është një detyrë e çdo shoqërie që të bëjë përpjekje për integrimin e këtyre fëmijëve. Kur shohim buzëqeshjen e tyre sot mendojmë se ata janë e ardhmja e denjë e këtij vendi” ka shtuar Wollfarth.
Sipas tij, është e rëndësishme të respektohen të drejtat e fëmijëve jetimë ndërsa rikujtoi se mbështetja ndaj tyre është një nga kërkesat e Bashkimit Europian.
20 Maji, është një ditë apeli, ditë sensibilizimi ku mbarë shoqëria, shteti, politika, organizatat, prindërit dhe biznesmenët duhet të jenë më afër fëmijëve jetimë.