Balotazhi presidencial, nis gara Tadic-Nikolic
Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadic është në epërsi ndaj rivalit të tij Tomisllav Nikolic.
Tadici ishte në epërsi të vogël ndaj Nikolicit në raundin e parë të zgjedhjeve, që u zhvilluan më 6 maj.
Nikolic pretendon se zgjedhjet janë përcjellë me mashtrime, por zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë gjetur prova për një gjë të tillë.
Tadici për balotazh ka siguruar mbështetjen e Partisë Socialiste të Ivica Daçicit, forca e tretë më e madhe ne parlament.