E Diel, 1 Nëntor 2026

Baloteli, dëmtimi në gju i rrezikon kombëtaren

20-vjeçari italian pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë në fund të ndeshjes ndaj rumunëve të Timishoarës, e para për të me fanellën e Mançester Sitit. Fillimisht problemi u duk i lehtë nga mjekët e klubit anglez, por analizat e hollësishme e lanë sulmuesin jashtë ndeshjes së të hënës përballë Liverpulit në kampionat.

Por mediat italiane shkojnë akoma më tej, duke hedhur sot dyshimin se dëmtimi mund ta lërë super Marion edhe jashtë sfidës që Italia do të luajë në Estoni më 3 shtator, e para e kualifikueseve të kampionatit Evropian “Euro 2012”.

Të enjten Mançester Siti do të luajë ndeshjen e kthimit kundër ekipit rumun, ndërsa të dielën do të udhëtojë drejt Sandërlendit për ndeshjen e javës së tretë të Premier Ligës, përballje të cilat me shumë mundësi talenti italian do t’i ndjekë nga tribuna.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›