E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou "thumbon" Benitezin: Ka punën e ëndrrave

“Benitezi te Interi nuk duhet të lodhet ashtu si unë. Ai ka punën e ëndrrave. Kur një trajner merr drejtimin e një skuadre dhe brenda një muaji ka mundësi të fitojë Superkupën e Italisë, Superkupën e Evropës dhe botërorin e klubeve, atëherë kjo po që është parajsa vetë. Ka çdo gjë gati”, u shpreh sot portugezi i Realit të Madridit.

Deklarata e “të veçantit” vjen vetëm një ditë pas pohimit të spanjollit zikaltër, i cili tha se dëshiron të fitojë më shumë se pasardhësit e tij me ekipin nga Milano. “Unë jam një trajner që duhet të ndërtoj skuadrën nga fillimi, kurse ai i ka të gjitha gati: klubin, lojtarët. Prandaj e tija nuk është punë, por ëndërr”, vijoi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›