Motta operohet në gju
Interi ka konfirmuar se Thiago Motta është operuar në gjurin e djathtë, vetëm dy javë pasi e pësoi dëmtimin në fjalë.
Mesfushori shkoi në SHBA për të hyrë nën thika në orët e hershme të mëngjesit. Interi zbuloi se Motta i është nënshtruar artroskopisë, ndërsa nuk ka dhënë detaje se kur do të bëhet rikthimi edhe pse dihet se do të mungojë në ndeshjen e Superkupës, të premtën.
Pjesa tjetër e skuadrës të Interit është e gatshme për sfidën e madhe e cila zhvillohet në Monaco të premtën ndaj Atletico Madridit.