Pedro: Barca, sulmin më të mirë në botë

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, mendon se Blaugranët kanë vijën sulmuese më të fortë në botë dhe se ardhja e David Villës garanton numër të madh të golave në sezonin që fillon në fundjavë.
"Ne luajtëm mirë ndaj Sevillës, ne jemi në një nivel më të mirë se sa që kemi menduar. Ne kemi sulmuesit më të mirë në botë si David Villa dhe Lionel Messi, të cilët do të shënojnë numër të madh të golave".
"Numri i minutave që i fitova sezonin e kaluar më ndihmuan të ndërtoj besimin, por do të jetë e vështirë të mbaj vendin tim, pasi që aty janë një numër lojtarësh të klasit Botëror", deklaroi sulmuesi.