E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli dhe Shnajder, perfshihen ndaj Barcelones

Trajneri i Interit, Hoze Murinjo ka perfshire ne ekipin zikalter para ndeshjes se sotme edhe Uesli Shnajderin dhe Mario Balotelin. Interi synon qe te mbroje fitoren 3-1, qe shenoi nje ndeshje me pare dhe trajneri Murinjo, pas mberritjes ne Barcelone shpalli listen e 25 lojtareve qe do t'i duhen per kete sfide, mes te cileve bejne pjese sulmuesi problematik Baloteli, por dhe Shnajder, i cili ishte demtuar nga sfida e kampionatit ndaj Atalantes. Baloteli nuk ishte parashikuar qe te perfshihej para ketij takimi, per shkak te thyerjes se disiplines nje jave me pare. "Trajneri Murinjo ka transmetuar qetesi dhe e ka motivuar ne maksimum ekipin para ndeshjes. Kjo ka qene pozitive per kete ndeshje," - theksoi mbrojtesi zikalter Lucio. "Ne kemi nje skuader te madhe dhe te denje per t'u kualifikuar, sepse ndeshja e pare nisi me avantazhin 1-0 te Barcelones dhe perfundoi me fitoren e merituar te Interit,- shtoi mbrojtesi, -ne e dime se do te jete i veshtire kualifikimi, por me te njejten shpirt gare si ne ndeshjen e kaluar, kam besim te plote te kualifikimi i Interit". Dejan Stankovic nuk do te jete ne gjendje per te luajtur kete jave.
Benitez i perket Juves, vjen me kater lojtare te Liverpulit
Ne pergatitje per sezonin tjeter, Juventusi i ka hedhur syte nga merkatoja e veres. Mediat italiane dhe ato angleze konfirmojme mes te tjerave se trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez do te jete "timonieri" i ardhshem i Juves, per edicionin tjeter futbollistik. Presidenti i Juves Blank dhe trajneri Benitez, jane takuar dhe kane arritur nje marreveshje qe pritet te marre forme zyrtare gjate javes tjeter. Flitet per nje marreveshje katervjecare mes ekipit te Juventusit dhe trajnerit spanjoll, Rafael Benitez. Sakaq, Rafa pas marreveshjes ka folur edhe ne lidhje me merkaton dhe futbollistet qe do t'i duhen ne te ardhmen. Skuadra e ardhshme e Juventusit, nen drejtimin e trajnerit Rafa Benitez, do te perbehet edhe nga disa senatore te skuadres se Liverpulit. Fernando Torres, Javier Maskerano, si dhe Dirk Kait dhe mbrojtesi Martin Skrtel konsiderohen te gjithe juventinet e rinj, per sezonin tjeter futbollistik. Per te blere te gjithe keta lojtare klubin i Juventusit ka pergatitur nje shume qe shkon deri ne 70 milione euro. Para se te mendoje per merkaton, skuadra bardhezi, qe drejtohet aktualisht nga trajneri Alberto Zakeroni synon qe te renditet mes kater ekipeve me te mira te Seria A, me qellim qe te fitoje nje vend ne "Champions"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›