E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta dhe Blero behen prinder te nje vogelusheje

Aktorja e mirenjohur Teuta Krasniqi dhe kengetari i muzikes R'N'B, Blero, mirepriten dje femijet e pare te tyre. Lajmin e ka bere te ditur vete kengetari kosovar, me ane te nje mesazhi te postuar ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook.com. "Jam happyyy. Sot eshte dita me e lumtur ne jeten time. Une dhe Teuta u bekuam dhe u beme prinder te nje bukurosheje te vogel", ka shkruar Blero ne faqen e tij. Dhjetera mesazhe kane ardhur sakaq nga fansat e perbashket te ciftit simpatik, te cilet urojne qe foshnja t'i ngjaje sa me shume se emes. Megjithate, ende nuk eshte publikuar ndonje foto, apo te jete bere i ditur emri i vogelushes, te cilin Blero dhe Teuta duhet ta kene gjetur me siguri prej kohesh. Teuta, e cila vjen nga familja e njohur Krasniqi, vellai i se ciles eshte ish-kengetari Memli Krasniqi (aktualisht i perfshire ne politike), ndersa motra e vogel kengetarja Bubulina Krasniqi, ka qendruar deri ditet e fundit te shtatzenise ne pune, ku drejton nje emision televiziv ne Kosove.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›