Baloteli e ka ndarë mendjen: Largohem në janar
Sipas zërave që vijnë nga klubi zikaltër, shkaku që e shtyu Mourinjon të mos e grumbullojë 19-vjeçarin për ndeshjen e së dielës, është një vonesë prej disa orësh në stërvitjen e ditës së shtunë nga ana e Balotelit.
Por nuk mbaron këtu zemërimi i “rreshterit” Mourinjo. Me shumë mundësi Mario Baloteli nuk do të jetë së bashku me pjesën tjetër të grupit për sfidën e madhe ndaj Juventusit. Do të luajë me ekipin e të rinjve.
Në këto kushte, SuperMario do të marrë një vendim. Në ditët e ardhshme, agjenti i tij do të takohet me drejtuesit e klubit zikaltër, për të vendosur mbi të ardhmen e sulmuesit. Ndoshta mund të jetë një largim nga klubi, por me një kusht: Interi të mos humbasë nga shitja e tij.
Prandaj, për zikaltrit ka lindur ideja Fabregas, e cila prej kohësh përflitet në shtypin anglez. Çështja është pak a shumë kështu: Arsenali do ishte shumë i lumtur ta kishte të vetin Balotelin, nga ana e tij Hoze Mourinjo do të ishte i kënaqur të kishte në dispozicion një lojtar si Fabregas për mesfushën. Morati deri tani i ka mbështetur bisedimet. Megjithatë, duhet të presim deri në janar.