Galiani nuk ka dyshime: Të shtunën jam me Juven
“Nëse mundim Sampdorian, gjë që është shumë e vështirë, me siguri do të bëj tifo për Juventusin. Që kur isha i vogël kisha simpati për Juven, por ndiqja Milanin. Kurrë Interin”. Fjalë të Adriano Galianit, që i ka idetë e qarta mbi ekipin që do të mbështesë të shtunën në përballjen midis Juventusit dhe Interit.
“Milani ka ecur mirë në lojë dhe në rezultate – shtoi ai – por përpara është një Inter i jashtëzakonshëm. Kemi ëndrra, si gjithë të tjerët, por nuk jemi anti-Inter. Kemi fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe kemi barazuar një, megjithatë, nuk kemi rikuperuar asnjë pikë. Por ne mendojmë vetëm për veten tonë”, shtoi ai.