E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Basha takon Barrot: Gati po plotësojmë kriteret

Këshilli Evropian vendosi t’i ofrojë liberalizimin e vizave në zonën Schengen për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Ky vendim vjen pas një deklarate politike të këshillit dhe Parlamentit Evropian në të cilën ftohet komisioni të propozojë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën duke marre parasysh progresin e këtyre vendeve, sidomos në fushën e sigurisë se dokumenteve, me qëllim liberalizimin e vizave edhe për dy vendet e tjera, sa më shpejt të jetë e mundur. 

Ministri Basha gjatë ceremonise u takua me Komisionerin për drejtësi dhe çështjet e brendshme Jacques Barrot, Ministrin suedez të Migrimit Tobias Billstrom, si dhe homologët e tij të rajonit. Gjatë pritjes, ministri duke uruar vendet të cilat përfituan nga vala e parë e liberalizimit, nënvizoi se Shqipëria dhe Bosnja shumë shpejt do t’i bashkëngjiten grupit të parë të fituesve, jo vetëm pasi procesi i liberalizimit të vizave i lancuar në fillim të 2008, i cili më pas u pasua nga propozimi i komisionit në korrik 2009, nuk mund të konsiderohet i përmbyllur për rajonin e BP, por edhe sepse Shqipëria gati i ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit.

Misionet e vëzhgimit që priten në mes të dhjetorit, do të jenë në gjendje të prekin vetë progresin thelbësor të arritur nga Shqipëria në fushën e sigurisë së dokumenteve, kontrollit të integruar të kufijve si dhe në fokusin e treguar në drejtim të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, drogës, dhe kundër  krimit të organizuar. 

Ministri suedez Billstrom nga ana tij pasi u shpreh se liberalizimi i vizave i sjell qytetarët e Ballkanit më pranë Evropes dhe se shumë shpejt Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina do t’i plotesojnë kriteret e mbetura deklaroi se një ceremoni e tillë do kryhet shumë shpejt dhe për dy vendet e tjera.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›