Baloteli i jep fitoren Italisë, tri pikë në grupin e “ferrit”
Pavarësisht probleme që ka pasur me dëmtimin, Mario Baloteli ka qenë protagonisti kryesor në sfidën Meksikë-Itali, duke i dhënë fitoren skuadrës italiane. Baloteli ka shënuar golin e dytë dhe të fitores në minutën e 78-të, kur pjesa e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Fillimisht kanë kaluar të parët në avantazh italianët me anë të Pirlos, ndërsa më pas ylli i futbollit meksikan Hernandez ka barazuar shifrat me 11-metërsh. Kështu, Italia barazohet me pikë me Brazilin në grupin A, në atë që quhet grupi i “ferrit”. Në këtë grup, ndeshjet e radhës janë Brazil-Meksikë dhe Itali-Japoni, që do të luhen më 19 qershor. Në këtë grup ka luftë jo vetëm për t’u kualifikuar, por për të zënë edhe vendin e parë, pasi në grupin B parashikohet që Spanja të zërë vendin e parë dhe kërkohet të shmanget kampionia në fuqi e Botës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)