E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli me Raiolën, trembet Inter

Menaxheri

Probleme të reja në shtëpinë e Interit. Pas çështjes “me grip, pa grip” dhe shakasë së fundit të Murinjos, Baloteli dhe klani i tij ngrenë armët. “Po është kaluar kufiri”, flet vëllai i tij menaxher, Korrado. Por lajmi që shqetëson Moratin&Co. është hyrja e SuperMarios në skuderinë e Raiolës, menaxherit të Ibrës, i cili në fillim luajti nën rrogoz dhe më pas e çoi te Barcelona. Një lëvizje që duket si një fillim i një “lufte”. Tek Interi nuk do të jenë të kënaqur që do të duhet të zhvillojnë tratativa me të, pasi ai e bëri Ibrën të fitonte 12 milionë euro në sezon para se të ikte. Raiola: “Baloteli si Ibra, do të bëhet më i miri”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›