Didier Drogba mund Samuel Eto'o
Më i miri i Afrikës
Didier Drogba ka mundur Samuel Eto'o. Ky është përfundimi i një dueli të parakohshëm i supersfidës çelsi-Inter. Sulmuesi i “Blues” është më i preferuar se sa kolegu i tij zikaltër nga Konfederata Afrikane e Futbollit, e mbledhur në Açra, e cila e ka zgjedhur si lojtarin më të mirë afrikan të 2009-s. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë lë pas togolezin Emanuel Adebajor dhe e kishte fituar këtë çmim edhe në 2006-n. I treti në klasifikim është një tjetër lojtar i çelsit, ganezi Mikael Esien. Gjatë ceremonisë, Algjeria, e kualifikuar për në Botëror pas “play-off”-it me Egjiptin, është vlerësuar si skuadra afrikane e vitit.
#