Kaka i kërkon falje Pelegrinit
Rikardo Kaka i kërkon falje trajnerit të Real Madridit, Mauel Pelegrinit. Pas deklaratave në “Twitter” nga përgjegjësi i tij për shtyp, Diogo Kotscho dhe gruaja e tij Karolina Celiko, që e përkufizonin teknikun një “frikacak”, duke kritikuar zëvendësimin e Kakasë në ndeshjen e barazuar 1-1 nga Reali ndaj Lionit, i takon brazilianit të saktësojë deklaratat. Sikurse bëjnë të ditur gazetat spanjolle, gjatë takimit privat me Pelegrinin, Kaka është distancuar nga deklaratat në “Twitter”. “Nuk jam i mërzitur nga zëvendësimi, edhe sepse zëvendësuesi im ishte Raul, precizoi Kaka. Ato komente në ‘Twitter’ nuk i kam bërë unë, ka dëshmitarë për këtë. Nuk kam shprehur opinione mbi Pelegrinin”, ka përfunduar Kaka.
#