E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli mund te ike

Ai nuk dëshiron të flasë pas sherrit me trajnerin e tij. Mario Baloteli nuk e ka për herë të parë, veçse duket se përplasja e furishme me Roberto Mançinin i ka dhënë fund dashurisë së tij problematike me Sitin.
Klubi anglez është gati ta largojë që në janar sulmuesin aq kokëçarës nga Italia, veçse nuk dëshiron ta thotë një gjë të tillë, pasi ndryshe vlera e kartonit të Balotelit do të binte edhe më shumë sesa është gremisur.
Siti e mori për 22 milionë euro, veçse vështirë t’i marrë të plota këto para.
Mançini deklaroi se nuk do të ketë dënim për sulmuesin rebel, kjo vetëm një ditë pas sherrit, por mediat shkruajnë se sheikët ndjejnë se kupa është mbushur.
Milani do ta donte 22-vjeçarin e fuqishëm dhe vitet e fundit ka pasur jo pak lojtarë me probleme si Ronaldinjo apo Kasano.
Veçse, gjithçka duket e vështirë pasi klubi anglez nuk ka ndërmend ta japë huazim SuperMarion. Synimi është vetëm transferimi përfundimtar, por në këto kohë krizë vështirë që klubet e rëndësishëm të shpenzojnë kaq shumë për një futbollist që mund të sjellë më shumë kokëçarje sesa kontribut në fushën e lojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›