E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA Hjuston fiton ndaj Miluokin

Skuadra vendase ishte vazhdimisht superiore në parket, në një mbrëmje basketbolli të dominuar nga miqtë. Miluoki Baks udhëhoqi për një kohë të gjatë ndaj Hjuston Rokits dhe ishte pranë fitores, veçse gjendja ndryshoi në çerekun e tretë të përballjes së tyre në NBA.
Një luftë e ashpër vijoi me të dyja skuadrat që nuk donin t’i hapnin rrugë njëra-tjetrës, por Hjuston u afrua dalë nga dalë, derisa kaloi në epërsi.

Me ndihmën e një Xhejms Hardeni të shkëlqyer, Rokits arriti të dilte në avantazh 74-70 dhe nuk e humbi më kryesimin. Harden shërbeu vazhdimisht shokët e tij të cilët shënuan radhazi, ndërsa edhe vetë realizoi 29 pikë ndihmuar nga lojtari me origjinë tajvaneze, Xheremi Lin.
Përfundimisht, Hjuston fitoi 115-101, ndërsa 8 prej 11 ndeshjeve të luajtura mbrëmjen e djeshme u fituan nga skuadrat udhëtuese. Bie në sy triumfi i Çikagos në fushën e kampiones Majemi, 96-89, por edhe suksesi shtëpiak i Klipersave ndaj Lejkërsave, 107-102, në derbin e luajtur në Los Anxhelos.

Majemi vazhdon të kryesojë në Konferencën Lindore më 22 fitore e 9 humbje ndjekur nga Nju Jork e Atlanta, ndërsa në Perëndim në vend të parë është Oklahoma e më pas Klipers e San Antonio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›