E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli, ‘rri urt’

Manchester City hyn si lider në 13 xhirot e fundit në Premierligë andaj menaxheri Roberto Mancini është i vetëdijshëm se i nevojitet ndihma e gjithë futbollistëve, përfshirë sulmuesin problematik Mario Balotelli.

Andaj, Mancini ka këshilluar Balotellin të qëndrojë larg telasheve në fushë dhe jashtë saj.

“Mario është vështirë të lihet anash. Ai është futbollist i shkëlqyeshëm, por është ende i ri dhe shpeshherë i ndodh të bëjë gabime dhe të shkaktojë probleme. Nëse ruan qetësinë dhe përqendrimin, do të jetë shumë i rëndësishëm në garë për titull” deklaroi Mancini për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›