E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd fiton në Amsterdam

Manchester United ka mposhtur në udhëtim Ajaxin e Amsterdamit me rezultat 2-0 duke krijuar epërsi të madhe nga dueli i tyre i parë në fazën eliminatore të Europa League.

Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson e mbajti premtinin dhe në fushë inkuadroi formacionin më të mirë me Wayne Rooneyn dhe Javier Hernandezin në sulm. Pjesa e parë përfundoi pa gola kurse pas një ore lojë, United kaloi në epërsi nëpërmjet mesfushorir Ashley Young.

Kampioni i Premierligës e dyfishoi avantazhin në minutën e 85-të kur Hernandez realizoi pas asistimit nga Rooney. Me këtë rezultat, United është në pozitë të shkëlqyeshme për të vazhduar tutje.

Në kryendeshjen tjetrër, Lazio u mposht në shtëpi me rezultat të thellë 1-3 nga Atletico Madridi. Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave. Kurse, rezultatet e plota janë këto:

Lokomotiv M - Athletic B. 2:1

Ajax - Man Utd 0:2

AZ – Anderlecht 1:0

Lazio – Atletico M 1:3

Legia – Sporting 2:2

Salzburg – Metalist 0:4

Viktoria – Schalke 1:1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›