Olimpiada 2020, 5 qytete në garë për organizimin

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik tha se 5 qytete garojnë për të organizuar Lojërat Olimpike 2020. Tokio, Madridi, Stambolli, Doha dhe Baku kanë dorëzuar aplikacionet me kohë.
Komiteti që do të votojë për organizatorin në shtator të 2013-ës tha se grupi mund të tkurret pasi që në muajin maj të shqyrtohen në detaje dosjet e secilit kandidat.
Roma po ashtu ka qenë e interesuar, por oferta e saj është rrëzuar, pasi kryeministri italian Mario Monti ka refuzuar të ofrojë garanci financiare.