Mourinho, një prej më të mirëve në histori

Portieri i Sao Paulos, Rogerio Ceni ka deklaruar se trajneri i Real Madridit Jose Mourinho është një prej më të mirëve në histori të futbollit.
Ceni ishte në Madrid për të vizituar shokun e tij, mesfushorin e Realit Leite Kaka dhe ishte mysafir nderi në seancën stërvitore të ekipit.
“Është spektakël të shikoni Mourinhon duke punuar. Do të përdori shembujt e tij nëse një ditë vendosi të bëhem trajner. Kam mësuar shumë vetëm duke shikuar dhe dëgjuar” tha Ceni për të përditshmen sportive spanjolle AS.
“Duke vlerësuar mënyrën si drejton ekipin, jo vetëm se është më i miri tani, por është një prej më të mirëve në histori të futbollit” u shpreh Ceni i cili edhe vet ka shënuar histori duke qenë portieri me më së shumti gola të shënuar, 100.