E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli 23 vjeç: Të më uron edhe Papa

Balotelli mbush sot 23 vjeç. Milan e feston duke luajtur me fjalët: "Është complemario!", shkruan në sitin e tij në itnernet klubi kuqezi. Vetë sulmuesi italian do të festojë ditëlindjen me shokët e Kombëtares në Romë, aty ku pas dy ditësh do të luajë miqësoren në nder të Papa Francesco kundër Argjentinës.

Nesër bomberi kuqezi do të pritet në një takim nga vetë numri një i kishës katolike dhe Balo nuk mund të fshehë emocionet "Jam i lumtur që takova Papa Francesco. Çfarë mendoj për të është diçka që do të mbesë mes nesh. Por do ti them diçka të rëndësishme mbi fenë, për kë beson është një forcë, për një futbollist apo për çdo person", është shprehur Super-Mario para telekamerave teka zbriste nga treni në Romë.

Më pas Balotelli vazhdon: "Shpresoj të më uroj për ditëlindje edhe ai. Dhurata më e bukur? Nuk do të ma bëjë ai por prindërit e mi". 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›