E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 çudite e fazes se pare

/* */ Faza e pare me 90 ndeshjet e saj ne 13 javet e para, rezultoi me jo pak supriza. Albania-sport.com paraqet 1o prej tyre.

1. Teuta – Askush nuk e mendonte skuadren durrsake si kampione dimri, pasi kampioni ne fuqi, Skënderbeu, vazhdon të jetë klubi më i financuar.

2. Dinamo – Kampionet e sezonit 2009-2010 mbijetuan ne sezonin 2010-2011, por me ecurine e deritanishme ne sezonin 2011-2012, duket se kane marre rrugen e Kategorise se Pare.

3. Dervishi – Kapiteni i Shkumbinit, Roland Dervishi, jo vetëm që kryeson klasifikimin e golashënuesve, me 11 gola, por në një ndeshje të vetme shënoi pesë gola (Shkumbini-Tomori 6-2).

4. 222 gola - Në total janë shënuar 222 gola (ose 2.47 gola për ndeshje), 135 nga ekipet vendase (1.5 gola/ndeshje) dhe 87 nga ato udhëtuese (0.97/ndeshje).

5. Trajnerë t- Në 13 javët e fazës së parë dhanë dorëheqjen apo u shkarkuan shtatë trajnerë, ose më saktë, gjysma e 14 skuadrave ndryshuan teknikët.

6. Zbritjet e pikëve - Ekipet e dënuara me heqjen e pikëve janë tre, një me vendim të FIFA-s dhe dy me dënime nga Komisioni i Disiplinës: Dinamo (-3), Laci (-6) dhe Pogradeci (-3).

7. Dinamo – Blutë janë e vetmja skuadër që nuk arriti të fitojë anjë ndeshje në fazën e parë. Para dy sezonesh e fitoi kampionati një fazë përpara përfundimit të sezonit.

8. Apolonia – Klubi fierak ndodhet në krizë të plotë, madje lojtarët në fund të vitit në vend të rrogave morrën gjoba. Kjo kushtëzoi dhe largimin e trajnerit Stavri Nica.

9. Të huajt – Trajnerët e huaj: Rubio, Shensoi dhe Levi, kanë qenë të sukseshëm, por për futbollistët e huaj mund të flasim për një dështim të plotë, përveç pak kokrrave.

10. Presidentët  - Tre drejtues klubesh, Laska e Lacit, Halili i Tiranës dhe Gjika i Flamurtarit morrën dënime të ashpra nga Komisioni i Disiplinës, me pezullime të gjata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›