Lorik Cana premton një supervit 2012

/* */
Edi Reja dhe Lacio janë në punë për të përgatitur një vit të madh 2012. Në merkato dhe në fushë, trajneri është duke karikuar bateritë e lojtarëve të tij, ndërkohë që bashkë me klubin po përgatit listën për të gjetur përforcimet e duhura.
Ai që mund të jetë një vlerë e shtuar për pjesën e dytë të sezonit nuk është kush tjetër veçse Lorik Cana. Shqiptari kërkon të pushtojë mesfushën.
Cana, sipas “Corriere dello Sport”, vrapon më shumë se të gjithë, duke synuar vendin e munguar në pjesën e parë të sezonit. Cana pohon se nuk do të largohet nga Lacio, pasi nuk e ka treguar ende vlerën e tij. “I uroj skuadrës sime dhe vetes një vit të shkëlqyer 2012!”