Vizita e vitit

Sporti kosovar, përpos që mbeti i izoluar, pati po ashtu pak vizita të delegacioneve sportive ndërkombëtare.
Pa dyshim, vizita më e rëndësishme e vitit mund të konsiderohet ajo e legjendës së futbollit botëror dhe ish presidentit të Bayern Munichut, Franz Beckenbauer.
Gjermani e kishte vizituar vendin tonë në muajin mars, duke pasur takime të rëndësishme si me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe me sportistë dhe ish sportistë të njohur kosovarë.
‘Der Kaiser’ ishte zotuar se do ta ndihmojë futbollin kosovar aq sa ka mundësi, ndërsa kishte premtuar se rasti i Kosovës do të diskutohet në UEFA dhe FIFA.