E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli: Racizmi si cigarja nuk mund të ndalet

Mario Balotelli është i vetëdijshëm se racizmi nuk mund të ndalet as nga ai e as nga askush. Por, sulmuesi italian zotohet se do ta luftojë këtë dukuri negative gjatë gjithë jetës.

“Racizmi nuk mund të ndalet, sepse është sikur cigaret. Nuk mund të heqësh dorë nga pira e duhanit nëse nuk do dhe në të njëjtën mënyrë nuk mund të ndalësh racizmin nëse njerëzit nuk e duan këtë. Mirëpo, unë do të bëj çfarëdo gjëje, për të ndihmuar që të ndalet kjo dukuri”, tha sulmuesi i Milanit për të përditshmen sportive amerikane ‘Sport Illustrated.

Ai shpreson që në Verona tifozët të mos thonë asgjë këtë fundjavë, pasi në të kundërtën paralajmëron se do të mundohet të shënoj gol me të gjitha forcat dhe më pas t’u përgjigjet atyre. “Për një rregull që e konsideroj budallallëk, nuk mund ta lëshosh fushën”, vazhdoi ai.

Ndër të tjera, përfaqësuesi italian ka thënë se flet me presidentin Silvio Berlusconi, por që nuk ka raporte shumë të mira me të./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›