"Tym e flakë", para hotelit të Arsenalit

Fenerbahçe dhe Arsenal do të luajnë sot në mbrëmje aktin e parë të ndeshjes Play Off të Champions League. Dhe ashtu siç pritej, sfida ka filluar para se të zbresin ekipet në fushë me ultrasit turq që kanë sjellë jo pak probleme para hotelit ku janë vendosur "Topçinjtë".
Ata kanë hedhur bomba molotov dhe tymuese para hotelit për të treguar se në Stamboll i pret "ferri" ashtu siç ka ndodhur edhe me Liverpool, Leeds United apo Manchester United, ndërsa për policinë turke sot pritet të ketë shumë punë.