Balotelli: Sezoni im ishte i keq
Sulmuesi Italian i Manchester Cityt, Mario Balotelli është gjendur në qiellin e shtatë me fitimin e Kupës FA nga ekipi i tij. Dhe prapë ka qenë në qendër të vëmendjes për arsye jo të mira. Lojtari më i mirë i ndeshjes me Stoke u pyet nëse performanca e sotme ishte më e mira në sezon.
“Nuk kam luajtur shumë mirë, por sot ndoshta kam luajtur më shumë për ekipin”, tha Balotelli në transmetim të drejtpërdrejt. Prezantuesi i ITV Adrian Chiles ka kërkuar falje për sharjen e Balotellit.