E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon festa e Milanit

Milani ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Cagliarit për ta festuar më së miri titullin e kampionit të Italisë me tifozët e vet në San Siro.

Robinho kaloi kuqezinjtë në epërsi (22’), ndërsa Gennaro Gattuso dyfishoi rezultatin (24’).

Ishte sërish braziliani Robinho që ngriti epërsinë në 3-0, ndërsa Andrea Cossu shënoi golin e nderit për mysafirët (38’).

Në gjysmën e dytë, kuqezinjtë realizuan edhe një gol përmes Clarence Seedorf (77’), ndërsa pas një kohe të gjatë, u kthye në fushë "njeriu gol", Filippo Inzaghi.

Milani u shpall matematikisht kampion i Italisë një javë më parë, ndërsa kjo ishte hera e parë pas shtatë vitesh që kuqezinjtë fitojnë Scudetton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›