E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd fiton rekord titullin e 19-të

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 16:19

Goli i Wayne Rooneyt nga penalltia i siguroi Manchester Unitedit titullin e 19-të rekord në Angli të shtunën, pas barazimit 1-1 në Blackburn.

Djajve të Kuq iu nevojit vetëm një pikë për të kthyer titullin e Premierligës nga Chelsea një ndeshje para fundit, por vizitorët ishin në disavantazh pas 20 minutave, kur Brett Emerton shfrytëzoi pozicionin e dobët të mbrojtjes.

Barazimi i Manchester Unitedit erdhi pas një situate të diskutueshme në minutën e 73-të. Sulmuesi Javier Hernandez u rrëzua pas kontaktit me portierin Paul Robinson dhe gjyqtari Phil Dowd akordoi penallti, pasi u këshillua me asistentin e tij, i rrethuar nga futbollistët e të dyja skuadrave.

Rooney shënoi golin e tij të 15-të këtë sezon, duke siguruar se Manchester United tejkalon Liverpoolin si klubi më i suksesshëm në histori të futbollit anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›