E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli e Suazo në planet e Espanyolit

Skuadra spanjolle Espanyol interesohet për dyshen e Interit, Mario Balotelli dhe David Suazo.
Ekipi i dytë nga Barcelona nuk ka gjetur formën më të mirë këtë sezon, prandaj planifikon që në afatin kalimtar të janarit të përforcojë sulmin, që është pika e dobët e skuadrës.
Mediat spanjolle njoftojnë se katalunasit tashmë kanë kontaktuar me Interin për të diskutuar në lidhje me disponueshmërinë e SuperMarios dhe Suazos.
Sipas parashikimeve, Suazo është një shënjestër e arritshme për Espanyolin, mirëpo Balotelli vështirë se mund të preket.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›