"Dhuratë" për festat, gjak talasemikëve

Në vend të kartolinave dhe dhuratave Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave ka menduar që fëmijëve talasemikë t'iu dhurojë gjak për festat e fundvitit. Kanë qënë reth 30 punonjës të kësaj qendre si dhe drejtori i saj Besnik Jakaj të cilët i janë bashkangjitur fushatës sensibilizuese të bërë nga fondacioni " Fëmijët Shqiptarë".
Numri i fëmijëve talasemikë në Shqipëri të cilët kanë nevojë për gjak është në rritje.Megjithëse statistikat e Kryqit të Kuq në Shqipëri tregojnë se dhurimi i gjakut është dyfishuar në krahasim me një vit më parë përsëri numri i dhuruesve mbetet i ulët.