E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali rikthen vëmendjen për Maicon

Real Madridi ka kthyer vëmendjen për mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon, për afatin e ardhshëm kalimtar.
"Corriere dello Sport" shkruan se Reali dëshiron të ofrojë 30 milionë euro për mbrojtësin brazilian. Drejtuesit e Realit planifikojnë ta zhvendosin Sergio Ramos nga mbrojtësi i djathtë në mbrojtës të qendrës, pas dëmtimit të Pepe dhe planifikojnë ta angazhojnë yllin e Interit.
Maicon është caku kryesor i Realit, me mbrojtësin e Schalkes, Rafinha, dhe atë të Chelseat, Branislav Ivanoviç, që po ashtu mendohen si opsione nga klubi mbretëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›