E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli menjëherë në telashe "angleze", përplaset me makinë


Transferimi i ri i Manchester Cityt, Mario Balotelli, është përfshirë në një aksident automobilistik, sipas konfirmimeve nga policia angleze.

20 vjeçari i cili kaloi për 25 milionë paund te City nga Interi, ishte duke drejtuar veturën e tij Audi A8, kur u përplas me një BMW në rrugën Chester të Mançesterit.

"Në ora 9:45 të mëngjesit kemi marrë një telefonatë nga rruga Chester në Hulme, pasi ishin përplasur dy vetura. Oficerët dolën në vendin e ngjarjes dhe gjetën një BMW të zi që u përplas me një Audi A8. Nuk ka të lënduar. Të dyja makinat janë dëmtuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes", shkruhet në komunikatën e lëshuar nga policia britanike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›