"Çmenduria" që ndodhi në futbollin anglez

Se futbolli anglez është i paparashikueshëm tregon videoja që po mahnitë botën sportive. Ndeshja vendimtare në Play Off mes Watford dhe Leicester u përshkua me një finish tejet dramatik.
Në minutën e gjashtë shtesë, Leicester humbi një penallti e cila nuk i prishte fort punë pasi që me atë rezultat që ishte ata do të kualifikoheshin. Por pikërishtë në atë aksion ndodhi "çmenduria" e cila i shokoj mysafirët.
Një aksion i nisur nga heroi Almunia, përfundoj në rrjetë duke siguruar finalen për futje në Premierligë në një finish të paparë deri më tani.
/>