Balotelli vlen sa Mona Lisa

Menaxheri i Mario Balotellit ka ritheksuar se sulmuesi i Manchester Cityt nuk pritet të kthehet në Serie A në të ardhmen e afërt.
Balotelli, 22 vjeç, është spekuluar vazhdimisht me rikthim në Itali. Mirëpo, menaxheri i tij Mino Raiola beson se nuk ekziston asnjë skuadër italiane që ka para për transferimin e Balotellit, i cili vlen rreth 25 milionë euro, kurse kërkon 5 milionë euro pagë vjetore.
“Balotelli kushton aq sa Mona Lisa dhe asnjë skuadër italiane nuk është në gjendje ta sigurojë. Po ashtu pronarët e Cityt kanë bërë të qartë se nuk duan ta shesin”, deklaroi Raiola për Sky Sport Italia.