E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonucci e do Realin

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci shpreson të takohet me Real Madridin në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët fituan Grupin E duke mposhtur 1-0 në udhëtim Shakhtar Donetskun dhe eliminuar Chelsean. Juventus në rrethin tjetër mund të ndeshet me Porton, Arsenalin, Real Madridin, Valencian, Celticun dhe Galatasarayn.

Kurse, Bonucci preferon të ndeshet me kampionin e La Ligës. “Dua Real Madridin në rrethin tjetër pasi kurrë nuk kam luajtur në Bernabeu”, deklaroi Bonucci për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›