Bambi, i fortë për Pejën
Bambi e ka fituar të dielën kryendeshjen e xhiros së 19-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll, pasi që e mposhti Pejën me 11 pikë epërsi, 83:72.
Kjo ndeshje kishte domethënie dhe rëndësi të madhe, ngase skuadrat e lartpërmendura po luftojnë për pozitën e dytë në tabelë.
Dhe, ekipi i përforcuar serb ishte më i suksesshëm, duke u shkëputur në pozitën e dytë me 35 pikë, dy më shumë se ekipi verdh e zi, që tash ka 33 pikë.
Sigal Prishtina pa mund të madh triumfoi në ballafaqim me rivalin kryesor të viteve të kaluara, Trepçën. Bardh e kaltrit fituan me 36 pikë avantazh, ndërsa në minutat e fundit ua dhanë mundësi edhe lojtarëve të rinj.
Në derbin e pjesës së dytë të tabelës, Kosova ishte bindshëm më e mirë se Kolegji EuroSport. Takimi ndërmjet Bashkimit dhe Mitrovicës, është shtyrë për një datë tjetër.
Rezultatet - Xhiroja e 19-të
Bambi – Peja83:72
Sigal Prishtina – Trepça100:64
Kosova – K. EuroSport94:65
Bashkimi – Mitrovica(është shtyrë)
TabelaNdPi
1. Sigal Prishtina1937
2. Bambi1935
3. Peja1933
4. Trepça1929
5. Kolegji EuroSport1925
6. Kosova1925
7. Bashkimi1823
8. Mitrovica1818