“Twilight Saga” evakuohet nga frika e cunamit
Nga Express më 13 mars 2011 në ora 10:51
Ekipi i filmit “The Twilight Saga: Breaking Dawn” është evakuuar nga Vankuveri ku po xhirohet vazhdimi i filmit, për shkak të drojës nga goditja e cunamit.
Në ueb faqen zyrtare “Facebook”, është njoftuar se xhirimi i filmit është shtyrë dhe se aktorët dhe ekipi ndodhen në vend të sigurt.
Cunami i cili është krijuar nga tërmeti shkatërrimtar në Japoni, ka arritur dje edhe deri në brigjet e SHBA-ve.
Filmi në kinema duhet të arrijë më 18 nëntor të këtij viti, ndërsa vazhdimi tjetër do të bëhet vitin e ardhshëm.