E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi: Arbën Xhaferi ishte një rilindas i kohëve moderne

Ish- presidenti Bamir Topi reagoi pas lajmit për ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit. Topi e quajti Xhaferin një rilindas të kohëve moderne.

Arbën Xhaferi ishte një intelektual i klasit të lartë, një rilindas i kohëve moderne, një zë qytetar mendjehapur dhe më profil evropian e perëndimor. Humbja e tij është humbje kombëtare. Çdo shqiptar ndjehet në trishtim për qytetarin, filozofin, krijuesin, mendimtarin dhe politikanin Arbën Xhaferi. Fat që e kemi njohur, lexuar e dëgjuar, tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›