E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Berisha gënjen për imunitetin

 Ai tha se kryeministri refuzoi në mënyrë të hapur të votonte projektligjin e dakordësuar nga njëra anë, dhe paketën e garancive për pavarësinë e drejtësisë nga ana tjetër.

“Sali Berisha nuk do një drejtësi të pavarur në shërbim të shqiptarëve, por një sistem drejtësie të gjunjëzuar përpara pushtetit të tij dhe në shërbim të familjes së tij. Sali Berisha nuk e njeh konceptin e pavarësisë së institucioneve. Njësoj siç vendosi një ushtar e shërbëtor në karrigen e Presidentit të Republikës, njësoj po vepron edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e njësoj së fundmi veproi edhe me Shërbimin Informativ kur pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë. Bëri zgjedhjen e gabuar për të vendosur nën kontroll edhe shërbimet sekrete, njësoj si në vitin 97”, theksoi ai.

Klosi tha se deputetë dhe ministra të qeverisë po vjedhin çdo ditë Shqipërinë. “Sali Berisha akuzon deputetët e opozitës, ndërkohë nuk flet për këshillin e tij të miliarderëve, deputetë, ministra dhe familjarë, që duke shfrytëzuar postet e tyre publike kanë vjedhur paratë e shqiptarëve të ndershëm, kanë marrë në mënyrë të padrejtë koncensione, kanë përfituar tendera dhe përmes parave të korrupsionit janë kthyer në pasanikët e këtij vendi. Sali Berisha dhe tijtë të jenë të sigurt, se asgjë e paligjshme nuk do të mbetet në xhepat e tyre, pronat e tyre apo pasuritë e tyre. Të gjithë do të japin llogari, një më një, për çdo vjedhje që i është bërë këtij vendi”, vijoi. /Start/

                                                                                             2012-08-15 17:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›