E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Do te votojme Totozanin por ai eshte i politizuar

Kuvend sot konsensusi per Avokatin e Popullit

Pas me shume se dy vitesh Kuvendi pritet te zgjedhe sot Avokatin e Popullit. Juristi Igli Totozani pritet te votohet ne unaminitet nga Parlamenti per postin e ri te propozuar nga ana e Partise Socialiste. Kjo do te jete prova e pare e konsensusit madhor politik mes PD-se dhe PS-se pasi do te plotesohet dhe nje nga kushtet kryesore te BE-se qe jane paraqitur nepermjet 12 rekomandimeve. Komisioni i Ligjeve ne nje mbledhje jashte radhe dje zhvilloi seancen degjimore me kandidaturen e perzgjedhur nga Partia Socialiste. Ne kete seance degjimore nuk mungoi skepticizmi i demokrateve te cilet e konsideruan kandidaturen politike e jo profesionale. Ne do te duhet te merakosemi politikisht per ate qe po ezaurojme sot. Po i japim fund nje tradite te mire parlamentare te krijuar qe nga 2005-a qe me krijimin e institucionit te Avokatit te Popullit. PS smund te thote qe sot e neser se ne institucionet kushtetuese te pavarura si Gjykata e Larte apo Kushtetuese Avokati i Popullit Kryetari i KLSH Prokuroria apo Presidenti smund te vendoset standardi mbi te teren pra mosqenia apo mosmilitimi ne parti politike tha deputeti i PD-se Alibeaj.  Por ky qendrim u kontestua nga nenkryetari i komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj. Zoti Totozani per asnje dite nuk ka qene anetar i partise Socialiste nuk ka milituar ne asnje lloj forme apo menyre ne strukturat partiake apo mbeshtetese te partise Socialiste. shte qartesisht i paster si nje personalitet i shoqerise civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›