Bamir Topi mberrin ne Durres

Pas një maratone 18 orëshe në det të hapur trageti i linjës Bari - Durrës me të cilin udhëtonte edhe presidenti i Republikës Bamir Topi mbërrin në Durrës. Ai është ankoruar në port me rreth 10 orë vonesë për shkak të një avarie që ka patur në motor çka ka bërë që 250 pasagjerët përshirë dhe kreun e shtetit të mbeten të bllokuar në det të hapur për plot 4 orë. Pas avarisë trageti filloi të lëvizte me dy milje në orë, duke u ankoruar në portin e Durrësit në orën 20.30 minuta. Nga ana e policisë kufitare janë marrë masat për përpunimin në kohë rekord të pasagjerëve me qëllim që të mos krijohen vonesa me procedurat ndërkohë që në dispozicion të tyre është edhe një autoambulancë në rast se ndonjëri nga pasagjerët ka nevojë për ndihme mjekësore. Trageti duhet të ankorohej në portën e Durrësit në orën 8:30 minuta të mëngjesit të sotëm.