E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic PSG ishte endrra ime

Paris Seint Zhermen ka prezantuar edhe yllin më të fundit të skuadrës, të blerë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimoviç, me të cilin klubi francez arrin në total shifrën e 100 milionë eurove të shpenzuara në merkato.

Kontrata e sulmuesit është tre vjeçare, ndërsa ai do të paguhet plot 14 milionë euro në sezon, shifër që është edhe më e lartë nga 13 milionë eurot që mendohej se do të përfitonte. Ndoshta kjo është edhe arsyeja përse Ibrahimoviç deklaron se transferimi te parizienët ishte një ëndërr që u realizua.

“Dëshiroja të bëhesha pjesë e kësaj historie. Jam I sigurt që do të arrijmë të shkruajmë historinë me këtë klub dhe erdha këtu për të fituar. Kjo është arsyeja e vetme dhe besoj që do ti shijojmë trofetë që do të fitojmë”

Vetëm në këtë merkato, PSG ka blerë mbrojtësin brazilian, Tiago Silva e sulmuesin argjentinas, Ezekuel Laveci, e për këtë arsye, Ibrahimoviç e ka cilësuar ekipin e drejtuar nga Karlo Ançeloti si skuadrën e ëndrrave.

“Këtu luajnë shumë yje dhe kjo mund të cilësohet një skuadër ëndrrash. Drejtuesit e klubit nuk kanë përforëcuar vetëm sulmin, por janë kujdesur edhe për repartet e tjera, duke afruar disa prej lojtarëve më të mirë. PSG-ja është një kapitull I ri në jetën time dhe mendoj se fati e donte që unë të vija këtu”.

Pas konferencës për shtyp, Ibrahimoviç është shfaqur edhe në sheshin ku ndodhet kulla “Eifel”, ku i rrethuar nga tifozët ka shfaqur disa prej aftësive të tij me topin. Paris Seint Zhermen do të luajë në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm, pasi e mbylli Ligën e Parë franceze në vendin e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›