Ban Ki- Moon i përgjigjet Gruevskit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- Moon duke u përgjigjur në letrën e kryeminstrit, Nikolla Gruevski, e vlerëson qëllimin e tij për ta informuar për qëndrimet e Maqedonisë lidhur me çështje të ndryshme.
Në letrë e tij, Ban Ki- Moon thekson se, gjithashtu vlerëson angazhimin e kryeministrit maqedonas për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin e Ballkanit.
“Sekretariati i OKB-së do të vazhdojë të punoj me Ju dhe anëtarët e Qeverisë Suaj për çështje me interes reciprok. Posaqërishtë, përfaqësuesi im personal, Metju Nimic do të vazhdojë me angazhimet e tij për të gjetur zgjidhje për emrin. Jam i vetëdijshëm se ekzistojnë edhe çështje tjera për të cilat vlerësoni se duhet të jenë pjesë e diskutimeve mes Shkupit dhe Athinës. Shpresoj se me zgjidhjen e kontestit për emrin, do të trasohet rruga për marrëdhënie më të mira, të cilat do të sjellin mundësin për tu marrë edhe me këto çështje tjera si dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre”, thuhet në letrën e Ban Ki- Moon drejtuar Gruevskit.
Letra e Ban Ki – Moon është përgjigje e letrës që Gruevski i dërgoi atij, për ta njoftuar me gjendjen dhe situatën e pakicës maqedonase në Greqi. (INA)