E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Të votojmë në 6 gusht për reformën parlamentare

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi sot që heqja e imunitetit dhe reforma parlamentare të votohen bashkë në datën 6 gusht, duke bërë që të plotësohet tre kriteret për marrjen s statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
 

Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili kërkoi publikisht që paralelisht me punën e filluar për imunitetet, ditët në vazhdim të rimerret në shqyrtim edhe reforma parlamentare, duke bërë që në 6 gusht edhe kjo çështje të përmbushet.

"LSI kërkon publikisht që duke vlerësuar që nga 3 kushtet themelore për marrjen e statusit ka qënë reforma parlamentare ne kërkojmë që paralelisht me punën e filluar për heqjen e imunitetit të nisë edhe puna për reformën parlamentare duke bërë që në 6 gusht edhe kjo që ka të bëjë me kushtet politike të përmbushet që Shqipëria të maksimalizojë shanset për marrjen e statusit dhe të përmbyllë të gjitha kriteret, duke synuar të mbyllen në 6 gusht edhe reforma parlamentare edhe heqja e imunitetit me qëllim që në fillim të shtatorit Shqipëria të përmbush këto detyrime" theksoi Vasili.

Sa i përket çështjes së imuniteteve, LSI vlerëson se ky proces duhet të kishte nisur me kohë, theksoi ai, duke shprehur vullnetin e saj dhe dëshirën që kjo nismë të votohet me konsensus në datën 6 gusht.

“LSI-ja vlerëson se heqja e imunitetit duhet të kishte startuar kohë më parë megjithatë duke pasur parasysh objektivin madhor të integrimit dhe heqja e imunitetit përbën një nga kushtet themelore e vlerësojmë këtë vullnet të shprehur si të dobishëm dhe shpresojmë të arrihet në konsensus për ta përfunduar në 6 gusht tha Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›