E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin nënshkroi ligjin kundërthënës për OJQ-të

Shërbimi për shtyp i Kremlinit ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar ligjin kundërthënës që Organizatat Joqeveritare, që marrin fonde nga jashtë, i cilëson si “agjentë të jashtëm”.

Ky ligj, që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e aktivistëve, është nënshkruar nga Putini, pasi me të shpejtë ka kaluar nëpër procedurat në Dhomën e Ulët dhe të Lartë të Parlamentit, para ndërprerjes së punës për shkak të pushimit veror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›